Përkthehet dosja “Habilaj”, sot dorëzohet në Prokurori

0
156

Përkthehet dosja “Habilaj”, sot dorëzohet në Prokurori

20/11/2017 11:09

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar përkthimin e dosjes voluminoze të Habilajve, të mbërritur nga autoritetet italiane.

Lajmi është njoftuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Sot, dosja e përkthyer do t’i niset Prokurorisë”, deklaroi ajo.

Prokuroria shqiptare ishte në garë me kohën për të plotësuar dosjen e saj me prova nga pala italiane për të arrestuarin Nazer Seiti, i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut.

Dosja e përkthyer pritet t’i bashkohet dosjes së prokurorisë shqiptare, që po heton për llogari të saj këtë grup

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here