Zbulohet varret e të dënuarve politikë të diktaturës komuniste…

0
245

Shoqatat e ish-të Përndjekurve Politikë thonë se kanë zbuluar në Gjirokastër gjurmët e një prej varreve masivë më të mëdhej me viktimat e komunizmit. Sipas tyre, aty janë varrosur bashkë dhjetra deri në qindra persona, të vdekur në burgun famëkeq të “7 Penxhereve” në Kalanë e Gjirokastrës .

Gjurmët e një varri masiv janë zbuluar në Gjirokastër.

Ai ndodhet në këmbët e kalasë brenda të cilës dikur ka funksionuar një prej burgjeve me famëkeqe të Komunizmit.

Këtu janë pushkatuar e varrosur dhjetra deri në qindra të dënuar politikë të diktaturës komuniste përgjatë viteve 1944-1967, kur funksiononte i ashtuquajtur burgu i 7 Penxhereve.

Shoqatat e ish të përndjekurve politike dyshojnë se ai mund të jetë një prej varreve masive më të medhënje të zbuluar në Shqipëri.

Ndaj Nebil Cika nga Gjirokastra apeloi për nisjen sa më parë nga puna për gjetjen e eshtrave dhe identifikimin e tyre

Nebil CikaKa nevojë vetëm për vullnet politik që shteti shqiptar edhe me paratë e BE të fillojë këtu nga Gjirokastra, të nxjerrë eshtrat e martirëve antikomunist që janë pushkatuar apo kanë vdekur nëpër hetuesi.

984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6.027 persona janë vrarë ndërsa 34 mijë persona u burgosën gjatë regjimit komunist sipas një raporti të nstitutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here