Basha në Spitalin e Durrësit/ Mbështetje për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti…

0
98

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi spitalin e Durrësit pas raportimeve se është dëmtuar nga termeti. Në një komunikim për gazetarët, Basha tha se situata paraqitet e qëndrueshme dhe puna mund të vazhdojë.

‘Gjendja paraqitet stabël. Sipas ekspertëve mund të vazhdojë punën. Unë shpreh mirënjohjen time, mbështetjen totale për personelin, nga drejtuesi i spitalit, tek mjeket, infermierët’ tha Basha.

Basha shprehu edhe njëherë mbështetjen për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në raste të tilla kemi treguar që jemi një familje e madhe.

‘Kemi treguar se në raste të tilla dimë të sillemi, jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit. Prandaj jemi këtu për të qëndruar sa më parën me çfarëdo lloj ndihme’, tha Lulzim Basha. /Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here