Reagimi i Berishës: Noriega po mbyll dyert e integrimit për Shqipërinë

0
134

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas lajmit se qeveria e Edi Ramës ka përjashtuar opozitën nga bisedimet për integrimin e Shqipërisë në BE.

PD-ja me anë të një njoftimi për mediat, bëri të ditur sot se qeveria e ka përjashtuar opozitën, duke mos e ftuar fare në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Të dashur miq, mediat bëjnë të ditur sot se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, me sojin tjetër të bllokmenëve kanë përjashtuar fshehtas, si kulime të vërtetë, opozitën për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Stabilizin Asociimit të Shqipërisë me BE, që mblidhet në Bruksel për të diskutuar për procedimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Me këtë akt primitiv, pinjollët e bllokmenëve mizore dëshmojnë se, me urrejtjen e tyre për opozitën, ata janë në gjendje të marrin çdo vendim antikombëtar. Ata dëshmojnë se kanë tmerr nga veprat e tyre të zeza, lidhjet me krimin, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant, dhe se ata nuk kanë kuptuar dhe nuk kuptojnë se Bashkimi Europian pranon vetëm vende që kanë opozitë të vërtetë.

Përjashtimi i opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE është një akt tjetër, me të cilin neobllokmenët zhbëjnë një standard të vendosur para 6 viteve dhe që është i domosdoshëm në procesin e integrimit europian.

Me këtë akt ata tregojnë se jo integrimi i vendit, por lufta kundër opozitës është qëllimi i tyre me parësor.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë vendim të Edvin Kristaq Ramës, të përjashtimit të opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si një akt atavist dhe antikombëtar i neobllokmenit Edvin Kristaq Rama dhe pinjollëve të tjerë të bllokut hoxhist, i bëj thirrje opozitës të jap çdo kontribut për hapjen e negociatave dhe demaskimin e Noriegës dhe narkoshtetit të tij në Europë dhe në botë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here