Helmimi i fëmijëve në Bulqizë, Kryemadhi: Kërkoj falje për realitetin në të cilin gjendemi

0
166

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka reaguar në lidhje me helmimin e rreth 60 nxënësve të një shkolle fillore në Bulqizë.

Ajo shkruan se Bulqiza realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës.

“Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!

Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur”, shkruan Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here