Media italiane ja mbledh kryeministrit, Rama tërhiqet: I gjykova me gabim pa dashje

0
192

Kryeministri Edi Rama, për herë të parë, kërkoi ndjesë për ofendimin që i bëri gazetarëve të emisionit investigativ “Le Iene”. Pak ditë më parë, Rama e quajti këtë emision “një kazan”, njëlloj siç bën me gazetarët dhe mediat në Shqipëri, por në këtë rast, kryeministri është dorëzuar pas deklaratave të gazetarëve italianë të cilët e nxorën bllof pretendimin e tij se filmimet e “Le Iene” ishin të vjetra.

Rama ka  kërkuar ndjesë disa herë gjatë një interviste me Eni Vasilin. Kjo është një sjellje e rrallë e Ramës, i cili ka ofenduar dhe sharë në mënyrë sistematike mediat në Shqipëri, por kurrë nuk ka kërkuar ndjesë. Është e kuptueshme që kryeministri t’i frikësohet gazetarëve italianë, sepse pronarët e televizioneve ku ata punojnë, ai as nuk i ka miq dhe as nuk mund ti shantanzhojë siç bën rëndom në Shqipëri me pronarët e mediave.

Ja çfarë ka thënë Rama në ndjesën e tij publikë:
“Unë nuk e kam parë vetë, e mora si informacion. Ajo çfarë kam thënë, që këto raste janë sporadike. Mora shumë feedback nga shumë komentues në facebook. U nisa nga një reportazh që është bërë në të shkuarën, për kanabisin, ku ishin paguar disa aktorë që të qëllonin me armë, sikur ata mbronin drogën me armë. Sidoqoftë, në rastin konkret, unë pa e parë fola me një paragjykim, dhe kam bërë gabim. Kam bërë gabim pa dashje, dhe e pranoj që kam bërë gabim.” – deklaroi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here