Përfaqësuesi i një firme grabitet pranë bankës së nivelit të dytë… (Detaje)

0
123

Një grabitje ka ndodhur rreth orës 15:20 në kryeqytet. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” ku një qytetar është grabitur pranë një banke të nivelit të dytë. Dy persona me motor i kanë marrë një shumë lekësh dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia e njoftuar për ngjarjen ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve. Nga burimet zyrtare mësohet se personi i grabitur është përfaqësuesi i një firme. Ai po çonte një sasi lekësh në një qese në një bankë në afërsi të Komunës së Parisit.

Por jashtë ambienteve të bankës pa shkuar në bankë, dy persona me motor me kapuç i kanë marrë me forcë qesen e lekëve dhe janë larguar me një motor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here