Boçi: Në javën e parë të dhjetorit do të realizohen primaret në PD

0
96

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në Syri Tv ka komentuar mënyrën e organizimit dhe datat se kur do nis procesi i primareve për kandidatët për bashkitë dhe negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike.

Boçi u shpreh se janë të angazhuar në çdo lloje fushe, ku gjithçka do të vendoset ndershmërisht, në bazë të vlerësimit të qytetarëve.

“Trysnia e kohës është gjithmonë. Nuk themi jemi herët apo të vonuar, jemi në proces, nuk jemi në situatë ndërprerjeje dhe pushimi, por jemi në aktivitet politik, organizues, ndërtim departamentesh, ndërtime në degë të ndryshme me seksionet, organizimi i primareve që krijon një kështjellë shumë të madhe të organizimit të vet strukturës, por që shpërndan pastaj dhe si efekt tek pjesa e simpatizantëve apo e qytetarëve. Data është vendosur java e parë e dhjetorit, data 4, kur do të realizohen primaret në pjesën më të madhe absolute.

Tirana, Elbasani edhe Durrësi  do të jenë më të hershme për shkak edhe të rëndësisë specifike të shtrirjes që kanë, edhe fokusimit të vëmendjes politike që kanë si bashki. Kjo para fushata e primareve krijon atë ngjizjen e domosdoshme sikurse besimin e publikut, që nuk ka një kotur kandidat por ka një njëri me brendësi dhe me formë, me shpirt politik, por në radhë të parë me shpirt qytetar sepse ai është testuar nga fasha e parë e qytetarëve, por që jep një farë besimi dhe e shfaq në publik.

Rama ka çdo pushtet. Do përdorë paranë, do përdorë punësimet, administratën, ndërkohë që kandidati i PD-së do të ketë profilin e tij qytetar, besimin që e shpërndan që në fillim, angazhimin e strukturave, sepse këto janë luftëtarët e tij dhe mbështetësit e tij, sikurse aleanca me qytetarin, që ai do mundet të dalë me sukses në një betejë që sigurisht është e pabarabartë dhe mos të kemi iluzione që Rama do pushojë së vepruari nga mënyrat edhe format kriminale, joligjore në raport në raport me rrëmbimin edhe marrjen e votës”, u shpreh Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here