Basha:“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur “Çështjes Tahiri”

0
154

Vijojnë replikat mes opozitës dhe qeverisë lidhur me pr/ buxhetin 2018. Pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri thirrje për të mos marrë seriozisht akuzat e opozitës për pastrim parash me anë të pr/buxhetit 2018, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku nuk ndryshoi qëndrim.

Ai tha se “në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar për pastrimin e parave e renditi Shqipërinë si një nga 3 vendet kryesore me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Evropë. Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duart e kriminelëve që duan t’i qarkullojnë.

“Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pa shitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep Edi Rama ku emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Nuk ka dyshim se koncesionet që Edi Rama i mban të fshehura mund të jenë pastrim i parave të drogës. Ka një parim themelor ekonomik; paraja e pistë përzë paranë e ndershme. Në Shqipëri, në katër vite nuk ka asnjë investim të huaj. Investimet e brendshme janë në rënie”.

Sipas tij, paratë nuk i pastrojnë vetëm kriminelët por edhe politikanët që i marrin nga kriminelët. Edi Rama i ftoi sot shqiptarët që të mos i marrin seriozisht akuzat

“Projekti 1 miliard dollarë të ndalet. Çdo koncesion të hetohet me transparencë. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë të hetojnë pastrimin e parave në çdo akt koncesioni dhe tenderi qeveritar. Është koha ti themi ndal Edi Ramës e krimit. Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi. Depërtimi i krimit në ekonomi duhet ndalur tani. Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të”, tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here