Borxhi publik, Qeveria: Do arrijmë shifrën 68.6%; PD: E lamë 63%

0
146

Qeveria synon të ulë me 2.1 % borxhin publik për vitin e ardhshëm, duke e çuar atë në shifrën 68.6%. “Ndërkohë që kemi si objektiv reduktimin e nivelit të borxhit me 2 pikë përqindjeje, vetëm në harkun kohor të një viti, në të njëjtën kohë arrijmë të programojmë investime publike në nivelin prej mbi 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e opozitës, e cila deklaron se e la borxhin e vendit në 63 për qind në vitin 2013.“Sesi mund të jeni krenarë që vini e thoni se nga 63% e çuat në 73% borxhin, vetëm ju dhe propaganda e qeverisë tuaj mund ta bëjë këtë”, reagoi Jorida Tabaku, deputete e PD. Por ministri i Financave tha se, shkak për rritjen e borxhit ishin 725 milionë dollarë detyrimet e prapambetura që la qeveria Berisha. “Kjo qeveri ka 3 vite rresht që jo vetëm nuk krijon borxh të ri, por kursen për të paguar borxhin e krijuar ndër vite e vite”, theksoi Ahmetaj. “Prandaj po detyrohesh dhe po krijon kontrata koncesioni, sepse je i paaftë të investosh. Prandaj po detyrohesh dhe po i lë qeverisë së Partisë Demokratike nesër, një borxh të tillë”, u kundërpërgjigj Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here