U nis me traget por nuk mbërriti në destinacion, zhduket pa lënë gjurmë avokati shqiptar

0
214

Avokati Besnik Muço rezulton zhdukur prej rreth 1 javë. Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij.

Avokati duhet të takonte bashkëshorten në Macerata të Italisë, por kurrë nuk arriti atje. Avokati 54-vjeçar, më 2 nëntor, duhet të hipte në një traget të kompanisë Adrian në Durrës për të shkuar në Macerata, atje ku jeton bashkë me bashkëshorten Raimonda. Kështu është shprehur kjo e fundit në denoncimin e saj para autoritete italiane, pasi humbi kontaktet me të shoqin.

Trageti në të cilën duhet të hipte Besnik Muço nisej për në Bari.

Që nga 2 nëntori, Rajmonda është shprehur në kallëzimin e saj se nuk ka pasur asnjë kontakt me Beniskun dhe kjo e detyroi që drejtohej autoriteteve për ndihmë javën e shkuar.

Ndërkohë miqtë dhe të njohurit që ka në Shqipëri me të cilët ka komunikuar gruaja, i kanë thënë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e avokatit 54-vjeçar, rapotojnë mediat italiane.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here