Kishin kthyer banesën në magazinë droge, arrestohet një shqiptar e dy grekë në Selanik

0
124

Një shqiptar dhe dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në qytetin e Selanikut në Greqi, pasi janë kapur me lëndë narkotike në banesë.

Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë një shqiptar 54-vjeç dhe dy grekë 30 dhe 39-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Gjatë operacionit të policisë në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 28 pako me 28 kilogram 941 e gram marijuanë, 838 gram kokainë, 1 kilogram e 229 gram vaj hashashi, 2 peshore, 1 pako me lëndë te bardhë të paidentifikuar, 3600 euro, 9 celularë si dhe 2 fishekë.

Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here