Banka e Shqipërisë shfryn premtimet e qeverisë: Rritja ekonomike nuk shkon më shumë se 3.5 % në vit

0
272

Banka e Shqipërisë deklaroi se edhe sikur të operonte në kapacitet të plotë, ekonomia shqiptare nuk mund të rritet më shumë se 3.5 për qind në vit. Deklarata, pjesë e Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e IV-t të vitit, shfryn premtimet e qeverisë, e cila zotohet për një rritje deri në 6 për qind në fund të mandatit.

“Vlerësimet tona të përditësuara në rishikimin e radhës së prodhimit potencial të ekonomisë, sugjerojnë se ritmi vjetor i rritjes potenciale të ekonomisë është përshpejtuar nga 3.2% në 3.5%,” shkruhet në raport.

Prodhimi Potencial nënkupton një situatë ku ekonomia shfrytëzon në masën 100 për qind kapacitetet e saj prodhuese. Teorikisht ai është maksimumi i prodhimit që mund të mbështëse një ekonomi në mënyrë të qëndrueshme.

Rrjedhimisht deklarata e Bankës së Shqipërisë nënkupton se rritja ekonomike nuk mund të jetë më e lartë se 3.5 për qind në vit, pa rritje të borxhit publik ose shpërthim të inflacionit. Ritmi potencial i rritjes ekonomike në Shqipëri ra nga 6 për qind që ishte para krizës në 3 për qind gjatë viteve të mëvonshme.

E ardhme e zymtë

Banka e Shqipërisë parashikon se aftësia e ekonomisë shqiptare për t’u rritur do të mbetet e ulët edhe në të ardhmen.

“Në terma afatmesëm, norma e rritjes potenciale do të vijojë të mbetet nën nivelin e para vitit 2009,” thuhet në raport

Sipas BSH, kjo ecuri diktohet nga një sërë faktorësh, që lidhen me strukturën e ekonomisë.  “Plakja e popullsisë, fenomeni i emigracionit dhe rritja e dobët e produktivitetit, do të vazhdojnë të jenë faktorë frenues në përshpejtimin e normave të rritjes potenciale,” vijon raporti.

Paralelisht ekspertët e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se rreziqet për ekonominë janë rritur për shkak të pasigurisë së suksesit të reformave.

“Ndonëse vlerësimet aktuale japin sinjale pozitive për përmirësime të lehta të rritjes potenciale, ato janë përsëri të shoqëruara nga pasiguri. Këto pasiguri lidhen jo vetëm me vijimin e zhvillimeve pozitive në ambientin e huaj ekonomik,” e financiar, por mbi të gjitha me ecurinë dhe efektivitetin e reformave strukturore në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here