Prokuroria kërkon të kthejë në burg Klevis Balliun….

0
144

 

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë do të zhvillohet seanca e radhës për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun.

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkon rikthimin e masës “arrest me burg” për Balliun.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua më 7 maj nga policia e Tiranës së bashku me tre persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.

Banorët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili të vizitonte një biznes në atë zonë.

Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.

Më 9 maj, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here