Nis hetimi pasuror për Tahirin dhe biznesmenin. Flet administratorja e Kurum

0
395

Njësia antikorrupsion pranë prokurorisë se Krimeve te Renda ka nisur hetimin pasuror ndaj ish ministrit te brendshëm, Saimir Tahirit dhe biznesmenit Oresti Sota.

Ndaj Tahirit prokuroria ka ngritur akuzën e trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv.

Këto dy vepra penale bëjnë që Tahiri të jetë subjekt i ligjit për hetimin pasuror. Burime pranë prokurorisë thanë per Shqiptarja.com se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo.

Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.

Pyeten dy financierët

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në prokurori është pyetur për llogari hetimit dhe kryefinancieri i kompanisë ”Kurum”. Ai ka pohuar se sasia prej 863.100 euro nuk ka qënë për llogari të tyre dhe se ai s’ka pasur asnjë dijeni se këto para ishin parapagesë. Financieri ka treguar se nuk kryejnë asnjë transaksion cash, që e kalon shifrën 150 mijë lekë të vjetra.

Po ditën e djeshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda është pyetur dhe administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykata e Tiranës për kompaninë Kurum.

Lindita Kikino ka shpjeguar se s’ka pasur asnjë dijeni për këtë super pagesë kash. Në dëshminë e saj Kikino ka rrëfyer se në cilësinë e administratores mbikëqyrëse të financave të kësaj kompanie në asnjë moment nuk ishte informuar për një super pagesë të tillë.

Kikino ka shpjeguar se të gjitha transaksioner kryhen me bankë dhe e kanë të ndaluar rreptësisht që të kryejnë pagesa kesh, të cilat kalojnë shumën prej 150 mijë lekë të vjetra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here