Durrës/ Tentoi t’i merrte laptopin nga dora vajzës në shtëpinë e saj, arrestohet hajduti

0
159

Një 34-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia pasi ka hyrë për të vjedhur në banesën e një 48-vjeçari në lagjen numër 13 në Durrës. Oltion Beshiri me banim në Elbasan në bashkëpunim edhe me një person tjetër për të cilin policia po punon për ta identifikuar dhe arrestuar, ka hyrë në banesë kur në të ndodheshin familjarë, dhe kanë vjedhur një telefon celular Samsung, 150 euro.

Ata kanë tentuar gjithashtu t’i marrin nga dora një lap top vajzës së kryefamiljarit me inicialet L.K.

Të gjitha sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provave materiale nga ana e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here