Meta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare: Bujqësia dhe turizmi, prioritete për zhvillimin

0
173
Presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot një fjalim në Institutin Bujqësor të Kamzës me rastin e 65-Vjetorit të krijimit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Meta ka theksuar se bujqësia dhe bujqësia dhe turizmi janë prioritet për zhvillimin e vendit.

“Ekonomia shqiptare, – tha Presidenti, – ndodhet para sfidës së madhe të integrimit; sfidat tuaja mbetën të hapura për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të punës.

Shembulli i prodhimit të vezëve në vend duhet të shtrihet edhe në sektorët e tjerë, por për këtë nuk mjafton vetëm rritja e prodhimit por plotësimi i standarteve sidomos i sigurisë shqiptare. Këto nuk mund të arrihen pa një brez të mirëedukuar që ka këtë qëndër unikale, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Dua të falenderoj studentët për këtë zgjedhje të mençur dhe ftoj të rinjtë të zgjedhin këto shkenca.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here