Mësuesja përplas me makinë të moshuarin, të dy përfundojnë në spital

0
89

Një aksident i rëndë me pasojë plagosje, është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dovolan të Dibrës. Mësohet se në këtë zonë, një 62-vjeçar, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë, teksa qëndronte në cep të rrugës, është goditur nga një automjet. Ky i fundit bëhet me dije se po drejtohej nga një mësuese.

Pas përplasjes, mjeti ka përfunduar në pyll. ndërsa i moshuari dhe shoferja me profesion mësuese janë dërguar menjëher me urgjencë për në spitalin Rajonal të Dibrës. Gjendja shëndetsore e dy të plagosurve mbetet e rëndë, teksa ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur policia dhe po heton në zbardhjen e së vërtetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here