Grabitja në Rinas/ Ish-komandoja i fiksuar pas kazinove, ja sa para fitoi para se ta arrestonin

0
200

 

Detaje të tjera mësohen për mënyrën se si i arrestoi policia 4 grabitësit e bankës të zbuluar falë dëshmirë së ish-policit privat Fatjon Xhyliu. Mësohet se ish-komandon Neim Avdulaj e kanë arrestuar në momentin që ka dalë nga një kazino e qytetit të Vlorës në bulevardin Vlorë- Skelë teksa shoqërohej edhe nga dy miqtë e tij.

Strukturat operacionale së bashku me policinë e Vlorës kanë pritur që Avdulaj të dilte nga kazinoja dhe më pas ta arrestonin për ta shoqëruar në drejtim të Tiranës me kapuç në kokë.

Sipas punonjësit të kazinosë Avdulaj ka qenë duke luajtur me shpinë nga dera hyrëse dhe ajo e mbrëmshmja ka qënë me fat për të, pasi ka fituar një shumë prej 600 mijë lekësh, shkruan bw.

Siç bëri me dije edhe policia një pjesë të parave që kishte marrë nga grabitja Avdulaj i kishte fshehur pranë një banese në Vlorë në një tenxhere presioni e më pas i kishte groposur.

Mësohet se Avdulaj ishte larguar nga ushtria në 2011 pas një mase disiplinore për shkak të mungesave në punë, ndërsa njihej edhe si frekuentues i rregullt i basteve sportive dhe kazinove, pikërisht aty ku e kanë arrestuar dje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here