Ambasadorja Jiang Yu me Kryemadhin: Shqipëria ka rol me rëndësi në diplomacinë kineze

0
123
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu.

Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimet e Kinës në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.  “Ne mbështesim programin “Një Brez Një rrugë’ dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave rinore në kuadër të kësaj Nisme. Gjithashtu, Kryetarja e LSI shprehu falenderimet ndaj ambasadores Jiang Yu për rolin e saj në fortësimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të të dyja vendeve. Kryemadhi vlerësoi fokusin që ambasada i kushton projekteve vendore dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe sektorë të tjerë të zhvillimit.

Ambasadorja e Kinës, znj.Yu, vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së saj Ambasadorja u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen duke u bazuar mbi marrëdhëniet njerëzore, te qeverive por edhe te partive politike.

“Shqipëria s’është një vend i vogël, por vend me rol shumë të rëndësishëm në diplomacinë Kineze. Roli im është i dedikuar në rritjen sa më shumë të nivelit të bashkëpunimit diplomatik Shqipëri-Kinë”, është shprehur ndër të tjera Ambasadorja.

Në takim Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Vasili dhe nga deputeti, njëherazi Anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Edmond Haxhinasto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here