Ndjekje e rrezikshme e grabitësve të makinës, arrestohet shqiptari

0
119

 

 

Më shumë se 180 km/h shënonte treguesi i shpejtësisë në makinën e karabinierëve gjatë një ndjekje të zhvilluar dje ndaj disa grabitësve në rrugët e Capannori dhe Altopascio, në Itali. Pas ndjekjes së çmendur, në prangat e policisë ka rënë një shtetas shqiptar, 18-vjeç. Policia u përpoq të ndalonte një makinë të dyshimtë e cila ishte raportuar si e vjedhur, kur aty ka nisur gjithçka, ata s’iu bindën urdhrit dhe ka nisur një ndjekje tepër e rrezikshme rrugëve. Grabitësit, në një moment ulën shpejtësinë dhe te tre dolën nga makina, ku u hodhën në fusha dhe u përpoqën t’ia mbathin nga policia. Ushtria ka arrestuar një shtetas shqiptar. Makina rezultoi e vjedhur në një shtëpi në Caponnori disa orë para ndjekjes. Pas kontrollit atij iu gjetën në banesë edhe sende të tjera me vlerë si dhe arturina.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here