Deputetit demokrat ‘çuditet’ nga deklarata e Manasterliut për spitalet dhe ‘shëndetësinë falas’

0
204
Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, për sistemin shëndetësor.

Nga Vlora, ku së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, ministrja Manastirliu tha se pasi përmirësuan shërbimin në spitale, tashmë do fokusohen tek Qendrat Shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka theksuar se Rama e shkatërroi sistemin shëndetësor në vend.

Ja postimi i Tritan Shehut:

Po me çudit ministrja Manastirliu sot!!

Deklaron se mbasi përmirësuan shërbimin ne spitale, do fokusohen te Qendrat Shëndetësore!!!

I “ndritën” spitalet si dhe shëndetësinë “falas”!!!

Shkatërruan dhe kujdesin parësor nëpërmjet edhe centralizmit te aplikuar. Për te mos folur për Check Up-in etj si motra te tij. Kujdesi parësor ka vetëm një zgjidhje, decentralizim, bazim te “profesionisti i lire” e skeme e plotë sigurative për atë.

Fatkeqësisht kjo “rilindje” këto as di t’i implementojë dhe as do qe te realizohen!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here