Debatet në seancë, Basha-Ruçit: Ti je për të zbatuar rregulloren dhe jo ti vësh kazmën punimeve të Kuvendit

0
151

Duke i pasur numrat në Kuvend, mazhoranca duket se ka vendosur për të rrëzuar çdo propozim të opozitës. Në një debat të nisur nga deputeti i PD-së, Vangjel Dule në lidhje me projektligjin për ‘Pakicat Kombëtare’, janë përfshirë edhe deputetët e tjerë.

Mazhoranca e rrëzoi propozimin e Dules për shtyrjen e këtij projektligji, gjë që solli edhe reagimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Lulzim Basha:

Detyra jote është të zbatosh rregulloren, jo ta amendosh me kartonat e një shumice. Deputeti kërkon zbatimin e rregullores, ti kërkon ta ndryshosh me votë. Mësoje këtë, zbatoje rregulloren. Mos i vër kazmën punimeve të parlamentit.

Mbase e ke porosi si javën e kaluar. Mos i vër kazmën parlamentit. Nuk je ti që vendos me shumicë kartonash sesi veprohet. Se nuk dua që kjo seancë të degjenerojë si herën e kaluar dhe e dyta se vërej një përpjekje sistematike për ta devijuar çështjen sipas interesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here