Bëhuni gati të qani… Alban Skënderaj po përgatit një surprizë

0
481

Një Shën Valentin i bukur nuk do të ishte pa këngët romantike të këngëtarit të njohur, Alban Skënderaj.
Nëse menduat se këtë vit, 14 shkurti do ta kalonim pa një këngë të re nga Albani, atëherë jeni gabim!

Ai postoi dy ditë më parë një foto në Instagram, ku shfaqet pranë kompozitorit të njohur, Darko Dimitrov dhe shkruante: “…as në qiell, as në tokë, as në ëndërr…!”, – duke na lënë të kuptojmë se të dy po përgatiten për një bashkëpunim.

Blitz.al ka mësuar se kompozitori dhe këngëtari po punojnë për një baladë mjaft romantike, e cila pritet të publikohet në Ditën e të Dashuruarve. Ashtu siç jemi mësuar tashmë nga Albani, kënga do të jetë mjaft e ndjerë dhe me nota të larta romanticiteti.

Pra, mbrëmjen e 14 shkurtit, përveç dhuratave bëni gati edhe facoletat…

https://www.instagram.com/p/BQOUZwMgapx/?taken-by=albanskenderaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here