Atentati në Vlorë, zbardhet dëshmia e njeriut që ishte në shënjestër: Duan të më eliminojnë

0
145
Ferdinand Llanaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka mundur të shikojë asnjë prej atentatorëve të tij që e sulmuan një ditë më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Burime nga organi i akuzës thonë për Tvklan, se 39-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Duan të më eliminojnë. Nuk kam parë asnjë. Dyshoj se ndodhi për hakmarrje”, mësohet të ketë deklaruar Ferdinand Llanaj.

39-vjeçari, edhe pse i plagosur dhe po mjekohet në spital, ai është në gjendje arresti nga policia. Blutë e qytetit bregdetar provuan se pistoleta e gjetur pranë vendit të atentatit i përket Ferdinand Llanajt, armë të cilën e mbante pa leje.

Një gëzhojë pistolete u gjet nga ekspertët kriminalistë në vendngjarje, që do të thotë se Llanaj u ishte kundërpërgjigjur me armë atentatorëve të tij. Atij ju sekuestruan edhe 1.6 milionë lekë të rinj, thotë policia, para që u gjetën brenda mjetit “Mercedes-Benz” me të cilin ai udhëtonte së bashku me mikun e tij Dritan Begaj, që mbeti gjithashtu i plagosur. Burimet sqarojnë gjithashtu se automjeti “Renault Clio” që u sekuestrua nga policia, është marrë në cilën e provës materiale pasi ishte prekur nga plumbat e kallashnikovit të atentatorëve. Ai nuk ka lidhje me dinamikën e ngjarjes, por ishte i parkuar pranë vendit të krimit. Nga të shtënat e armëve u plagos lehtë në krah edhe djali 8-vjeçar i Ferdinand Llanajt, i cili ndodhej pranë automjetit të të atit.

Ndërkohë, ekspertët do të analizojnë dy kallashnikovët e gjetur brenda BMË-së që u gjet e djegur në fshatin Kafaraj të Fierit. Hetuesit kanë dyshime të forta se makina dhe armët u përkasin atentatorëve të Llanajt.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, por në dy drejtime të ndryshme. E para është ajo e konflikteve e masakrës se Çoles në 2015 ku vëllai i Ferdinand Llanajt, Aleksandri së bashku me miqtë e tij Ani Begaj dhe Bertil Aliaj vranë 3 të rinjtë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. E lidhur me këtë histori sipas burimeve te policisë, është dhe vrasja e biznesmenit Erven Hyseni në sheshin e Flamurit në Vlorë, ku mbeti i vdekur aksidentalisht edhe drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu. Erven Hyseni ishte daja i një prej të vrarëve të masakrës së Çoles.

Pista e dytë është zinxhiri i hakmarrjeve që familja Llanaj ka me familjen Xhaferri në Selenicë, që ka shkaktuar 3 të vrarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here