Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar pasditen e sotme se është duke u përgatitë një platformë politike që do të luftojë krimin e organizuar.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha foli për dekleratën e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
“Vendi është në prag të një gremine përsa i përket shtetit ligjor. PD po përgatiti një plan politik e ligjor për të nisur me të gjithë shqiptarët, një luftë që do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e krimit të organizuar.
Fillimisht duhet me mposhtë Edi Ramën. Ti thuash Edi Ramës të luftë krimin e organizuar, do të thotë ti thuash të luftojë veten e vet”, tha pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha.