Tragjke/ Bankat shqiptare kreditojnë jashtë Shqipërisë, 500 milionë euro për bizneset e huaja

0
157

Bankat shqiptare kanë dhënë mbi 505 milionë euro kredi jashtë Shqipërisë. Shifra, e cila përbën gati 5 për qind të Prodhimit Kombëtar, është zbardhur nga Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të stabilitetit financiar. Sipas BSH, aktualisht, bankat shqiptare po kreditojnë vetëm biznesin e huaj, ndërkohë që kredia brenda vendit vazhdon të tkurret me ritme të larta.

Të dhënat e detajuara tregojnë se krahasuar me qershorin e vitit të kaluar kredia për bizneset jo rezidente u rrit me 15.6 për qind, ose rreth 75 milionë euro.

Image

Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se pjesa dërrmuese e kredisë së dhënë jashtë ka shkuar në Kosovë, por paralelisht bankat shqiptare kanë dhënë kredi edhe në Turqi dhe Maqedoni.

Por pse bankat shqiptare po kreditojnë vetëm bizneset në vendet e tjera? Sipas burimeve nga BSH, arsyeja lidhet me riskun më të ulët, që ato perceptojnë për ekonomitë e këtyre vendeve, si dhe leverdishmërinë më të lartë.

Ekonomitë e rajonit kanë patur një rritje më të lartë ekonomike se Shqipëria duke bërë që bankat të kenë më shumë mundësi për të realizuar fitime përmes kredive të dhëna në këto vende.

Ndërkohë në tregun e brendshëm kredia vazhdon të ulet për shkak të riskut më të lartë dhe kushteve më të shtrënguara ekonomike

Pjesa e madhe e kredive që bankat kanë dhënë për bizneset e huaja shtron nevojën për monitorimin me kujdes të këtyre investimeve. Vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë pranojnë se këto investime janë me risk të lartë për shkak të ndryshimit të ambienteve dhe kuadrit rregullator që zbatohet në Shqipëri me atë që zbatohet në këto vende

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here