FOTO/ Biznesmeni lushnjar përfundon në hetim, ja çfarë i gjeti policia dje

0
175

Pronari i një firme ka përfunduar në hetim pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave. Bashkë me të janë proceduar penalisht edhe dy shoferë që po drejtonin dy kamionë.

Tre personat e hetuar për fshehje e të ardhurave dhe falsifikim të dokumentesh janë:

E. D., 38 vjeç, banues në Lushnje (me funksion administrator i firmës).

G. I., 58 vjeç, banues në Lushnje (me funksion shofer transportues i firmës).

K. P., 62 vjeç, banues në Lushnje (me funksion shofer transportues i firmës).

Ndaj këtyre personave të lartëpërmendur ka filluar hetimi pasi dje janë konstatuar nga shërbimet e policisë në hyrje të fshatit Selenicë, ku edhe kryejnë aktivitetin e firmës së tyre si transportues të lëndës ranore në këtë fshat duke transportuar lëndë ranore jo në masën e përcaktuar në faturat tatimore përkatëse.

Dy personat me inicialet G. I. dhe K. P., të dy me funksion shofer të firmës, janë konstatuar nga policia duke transportuar lëndën ranore bitiuminoze me dy automjete tip kamion, të cilat gjatë kontrollit të faturave shoqëruese tatimore kanë rezultuar të falsifikuara pasi nga peshimi i automjeteve ka rezultuar se kishte një diferencë prej 10 dhe 17 ton.

Dosja ka përfunduar në Prokurori për akuzën e ”Fshehjes së të ardhurave dhe Falsifikimi i dokumenteve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here