Aksident i rëndë në Tiranë, dy të plagosur (FOTO)

0
283

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë pikërisht në rrugën “Misto Mame”, në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin dy persona.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, ndërsa me dëmtime më të lehta është pasagjeri.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se si drejtuesit të motorit po i jepet ndihma e parë nga qytetarët.

Njoftimi i policisë për aksidentin: 

Më datë 27.09.2017, rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti motorr tip “Yamaha” (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

 

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here