Intervista/ Basha: Jemi për dialog, s’ka negociata pas shkëmbimit të letrave me Ramën

0
116

“Partia  Demokratike e hapur për të gjithë. Rama ofron modelin e tritol-politikës”

“Brenda majit mbyllen zgjedhjet e strukturave në PD”

 

 

Basha tek faktiKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një inteviste televizive në emisionin “Fakt” në UTV Neës, deklaroi se nuk ka negociata mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste pas shkëmbimit të letrave publike pak ditë më parë. Përballë kreut të PD-së ishin analistët Zheji, Bushati, Bejtja dhe Hoxha. Në intervistën e tij, kreu i opozitës foli për qëndrimet e fundit që do të mbahen në raport me mazhorancën lidhur me reformën administrativo-territoriale, respektimin e institucionet e pavarura si dhe një sërë çësthjes të tjera. Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike theksoi se brenda muajit maj pritet të mbyllet procesi i zgjedhjes së strukturave në PD.

-A ka negociata pas letrës së shkëmbyer me z. Rama?

Lulzim Basha: Kemi shkëmbyer letrat që ju sapo i lexuat.

A ka takime në lidhje me stafin tuaj dhe zotit Rama për letrat e shkëmbyera?

Lulzim Basha: Jo nuk ka.

-Asnjë komunikim përveç letrave publike?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë komunikim zytar mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, mes meje dhe z. Rama. Nuk ka pasur asnjë zhvillim tjetër përveç letrës së dërgua nga unë dhe fjala ime sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

-E ndjeni një presion të disa aktorëve kundër këtij takimi?

Lulzim Basha: Ajo që unë dua të ndaj është koncepti i dialogut. Vazhdon një traditë që takimi i kryetarit të pozitës dhe opozitës si një ngjarje e jashtëzakonteshme. Për sa i përket dialogut, për mua është normalitet. Ky është qëndrimi i opozitës shqiptare dhe i imi. Në Partinë Demokratike nuk kam parë luhatje apo tension përsa i përket dialogut. Që ditën e parë si kryetar i opozitës kam bërë të qartë qëndrimet tona për sa i përket qeverisë. Detyrat janë të ndara. Kemi thënë dhe i mbetemi që me këto detyra, detyrat e opozitës janë të qarta, opozitë e fotë e bazuar në fakte. Por kemi thënë që kjo opozitë debatin do ta kryej për çështje si ato të rendit, ekonomike apo të papunësisë dhe jo që vendit t’i imponohet një debat inekzistencial.

Unë jam i gatshëm të takohem. Pse them që dialogu si normalitet dhe normaliteti si dialog. Nuk kemi vënë kushte për reformën territoriale. Kushtetuta thotë që minimuni një konsensus politik. Pra nuk është një dëshirë e imja, por një standard që nuk mund të ndërmerret pa konsensus politik.

Ajo që unë kam kërkuar është z. Rama për konsensus apo nuk është?

-Nëse i merrni këto garanci, a ka një pengesë?

Lulzim Basha: Kjo reformë ka nevojë për kosensus, është i domosdoshëm. Është reforma e decentralizimit. Kjo reformë nuk bëhet pa konsensus. Nëse kundërshtarët tanë ndajnë këtë mendim, atëherë çështja që shtrohet është e zgjidhur.

-Pra do të ketë takim?

Lulzim Basha: Dialogu për mua është kulturë, është mendësi. Nuk është një ngjarej e jashtëzakonshme për ta ruajtur në fotografi. Nuk kam pasur asnjë rezervim për të kryer takime të tilla.

-Takimet janë komplementare me njëra tjetrën dhe nuk është thjeshtë një fasadë, por një institucion. Gjithashtu nuk është një tabu dhe në këtë shkollë të re, kjo ka bërë përqëndrimin e medias tek ky moment prandaj insistova tek takimi si derivat?

Lulzim Basha: Ftesa e z. Rama për takim, sigurisht që ka ardhur për çështjen e reformës administrative territoriale, por për ato çështje që nuk debatohen, kushtetuta, ligji,endimi i gjykatave, janë kthyer më fuqishëm në tavolinat e qytetarëve shqiptar dhe ky është një debat dhe problem i jashtëzakonshëm.

-Cili është frika nga një teatër politik?

Lulzim Basha: Nuk kemi ndonjë frikë. Nuk i hidhen dot hi syve qytetarëve. Nuk behen fjalë për nuanca, por për probleme të fundit në këto gjashtë muaj. Reforma territoriale administrative nuk heq nga vëmendja qëndrimet e fundit. Sot në Komisionin e Ligjeve vjen propozimi

Nuk duhet të dialogojmë për zbatimin e Kushtetutës, të ligjit.

-Duket si kur ka pasur një kakofoni brenda PD-së në dy linja për reformën. Kushtëzohet vetëm nga vetoja në Parlament. nëse nesër Rama thotë që e keni këtë benefit dhe gjuha tjetër ka qenë dakord, por si mund të bëjmë ne reforma me një njëri që nuk ka mbajtur konsensus më parë. Çfarë doni ju?

Lulzim Basha: Janë tre gjëra të ndryshme. I kërkuam kryeministrit kur shpalli reformën territoriale rivendosjen e kosensnsusit. Të rivendoset konsnsusi, ç’kuptim ka. Ka pasur një zhvillim deri atëherë, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë opozitës. ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe mazhoranca e ka fare të thjeshtë, ta zbatojë atë vendi.

-Doni vetëm një gjë apo një paketë?

Lulzim Basha: Nuk kemi kërkuar asnjë kushte e asnjë benefit. Ne kërkojmë standarde. Të jetë konsensu politik në Parlament i cili finalizohet në votim.

-Nëse mazhoranca ju jep garanci, ju bëni punën për reformën territoriale?

Lulzim Basha: Rikthimi i konsensusit është një standard. Reforma duhet të ketë një jetëgjatësi përtej mandatit të kësaj mazhorance.

-Nëse qeveria thotë që reforma do të bëhet me konsensus ju dërgoni deputetët dhe fillon puna?

Lulzim Basha: Sapo pyetja të marrë përgjigje që Rama është apo jo për konsensus politik, atëherë ne jemi gati.

-Do të pranonit të hynit në procesin parlamenar vetëm me një premtim moral dhe publik? A besoni se mund t’ju dalë nga fjala?

Lulzim Basha: Rivendosja e kosensusit do të thotë që mazhoranca të zbrapset nga akti normativ. Nuk është rivendosur kosennsusi, por Gjykata Kushtetuese ka endosur kushtet ligjore që janë shkelur. Këta kanë bërë aktet ligjore dhe këta na i shesin si sukses. Jo vetëm që nuk kanë vendosur kosensusin, por nuk po zbatojnë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për nëpunësin civil duhet respektuaër. Raporti i prishjes së konsensusit do të reflektohet edhe në raportet me këtë mazhorancë për çështjen e reformës administrativo territoriale.

Kërkoj që ligji të zbatohet. Vendimet e gjykatave administravi të zbatohen.

-Do ta kushtëzoni reformën me këto probleme? Reforma territoriale është kapaku i tenxherës sepse është një proces komples dhe i gjatë.

Lulzim Basha: Nëse i shpallet luftë kushtetutës, insititucioneve, po kjo sdo mend.

-Ju ndodheni përballë një hipermazhoranca dhe thoni që po shkel kushtetutën. Kush është zgjidhja juaj për këtë problem?

Lulzim Basha: A duhet PD të bëjë një reflekson të thellse se çfare nuk u bë në katër vitet e kaluara? Padyshim që po. E kam shpallur dhe ka filluar puna. Ky nuk do të jetë një proces i mbyllur por i hapur dhe ndërveprues me qytetarin. Tërësia që ju shprehët për qëndrimet e mazhorancës së kaluar ka nëvojë për saktësim. Në raport me administratën publike shqetësimi ynë është që kjo mazhorancë hodhi në kosh kosensin dhe shkeli ligjin e ri. Disponojmë të dhëna për burra dhe gra që kanë shërbyer në administratë prej vitesh të cilat janë spastruar politikisht. Persona të cilët nuk kanë ardhur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Ka një urdhër politik për të spastruar administratën publike.

-Iu shmangët pyetjes
Lulzim Basha:
Asnjë mandat kushtetues nuk u ndërpre në kohën e qeverisjes së PD-së. Problemi me institucionet e pavarura nuk është vetëm problemi i opozitës. Po zbëhen standardet dhe kjo do të ndikojë tek integrimi i vendit.

-Institucionet e demokracisë shqiptare a po mbajnë apo po tronditen shtyllat e demokracisë?

Lulzim Basha: Ne po kërkojmë zbatimin e Kushtëtues, zbatimin e ligjit. Këta i trajtojnë institucionet e pavarura si kundërshtarë. Këtë bënë me ILDKP-në, me një akt të rëndomtë. Këto janë xhestë që flasin qartë për mentalitetin e mazhorancës. kur institucionet që duhet të jenë garantë, siç është Gjykata Kushtetuese, këto duhet të zbatohen. Po ku jemi? Këta thonë që nuk i zbatojmë. Këta kanë shpikur konceptim e pazbatimit të vendimeve të gjykatave. Vendimet e gjykatave thonë që janë të pavlefshme. Vendimin e pavlefshëm e shpall një gjykatë më e lartë. Rreziku është evident.

-Në shtyllën e fundit moszbatimi i vendimeve të gjykatave, prandaj keni zgjedhur edhe marrëdhënien e kushtëzuar me mazhorancën?

Lulzim Basha: Vendimet e gjykatave duhet të zbatohen, kjo është abc. Qeveria duhet të mos ndërpresë mandatin e institucioneve të pavaruar dhe pa këto vendi futet në një kolaps të rrezikshëm. Po u shembën këto kolona do të na zënë të gjithë brenda.

-Si mendoni të organizoni rikthimin në pushtet për interesin publik? Si mundet PD të rikthehet në pushtet në spektrin e analizës dhe të perspektivave të hapura për aleanca? Po një aleancë me z. Meta?

Lulzim Basha: PD synon që nëpërmjet analizës të ringrihet e bashkuar dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj para shqiptarëve dhe në fuksion të kësaj, do t’i drejtohet shqiptarëve me një plaftorë konkrete nga kjo mazhorancë që po i kërcenon. Mazhoranca përbëhet nga PS dhe LSI, ne jemi në opozitë bashkë me aletët tanë.

-Keni menduar për idividë konkretë?

Lulzim Basha: Brenda PD-së dera është e hapur për këdo që e sheh vetën në opozië dhe që do të jetë përballë kësaj mazhorance.

-Do ta pranonit bashkëpunimit me peshtë politike që kohë më parë njihen si luftëtarë të Sali Berishës?

Lulzim Basha: Unë kam hapur dyert e Partisë Demokratike.

-I tërhiqni veshin Berishës dhe Ramës për gjuhën e përdorur në seancën e fundit në Kuvend, apo vetëm njërit?

Lulzim Basha: Gjuha e përdorur nga Kryeministri është skandaloze. Nuk është herë e parë, është hera e parë që e kanë kapur kamerat. Përdor një fjalor të ulët vetëm për të mos dhënë përgjigje. E bën këtë sepse kështu është mësuar. Kjo është gjuha e fundit që do të shohë Brukseli. E çfarë bëri opozita? Vetëm i kërkoi përgjigje për marrëveshjen me FMN-në. shqiptarët duan të ditë a do të ketë taksa të reja, sa vende pune do të hapet. Kjo gjuhë është e dëmshme për fëmijet dhe duhet të kenë kujdes me këtu gjuhë sot.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency