Vasili: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse të Ramës

0
152

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas dekaratës së Ramës lidhur me vetingun.

Sipas Vasilit, Rama po tenton të bllokojë këtë proces, i cili nuk është çështje numrash por strukturimi.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.
Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.
E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.
Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.
Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.
Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here