Italia, arrestohet Mbretëresha e Dëborës, shkatërrohet organizata, në të dhe një shqiptar

0
128
Pas një viti hetimesh të kordonuara mirë, Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotshëm një organizatë kriminale që drejtohej nga “Mbretëresha e dëborës” dhe ka arrestuar 11 anëtarë. Ndër një, edhe një shqiptar.

Mediat italiane thanë se organizata kriminale vepronte në bregdetin roman dhe synonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në krye të grupit ishte një grua, Bianca Zafirati, e njohur si Mbretëresha e Dëborës e cila kishte raporte direkte me furnitorët peruanë. Droga vinte nga Amerika e Jugut në Itali, në Milano. Organizata kishte mjete të shumta materiale, makina dhe telefona celularë, instrumente për peshim dhe paketim droge, mundësi strehimi si në Roma dhe Fiumicino, armë, para. Ndërmjet të arrestuarve kishte të huaj, një bullgare, 3 peruane dhe një burrë me origjinë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here