PËRLESHJE ME THIKA/ Shqiptari ther për VDEKJE 17 vjeçarin austriak. Dyshohet se…

0
182

I dyshuari kryesor është një shtetas austriak 19-vjeçar, një 16-vjeçar nga rrethina Imst, një turk 21-vjeçar dhe një shqiptar 18-vjeçar nga Kosova.

Gjatë një zënke një një qendër sportive në Imst të Tirolit, në mes të austriakëve, turqve dhe shqiptarëve nga Kosova, mëngjesin e së dielës është vrarë një austriak 17-vjeçar.

Sipas hetimeve të deritanishme, rreth orës 05.20 të së dielës, në vendparkimin e qendrës sportive “Glenthof” në Imst është shkaktuar një zënkë në mes të shtatë të rinjve të moshës 17 deri 21-vjeçare. Ajo është përshkallëzuar në dhunë, shkruan “Kronnen Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Papritmas, i dyshuari kryesor 19-vjeçar ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur një 17-vjeçar.

Katër pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ka qenë edhe vrasësi i dyshuar, kanë filluar të arratisen në drejtim të qendrës së qytetit në këmbë. Por, për një kohë të shkurtër, ata janë arrestuar. Bëhet fjalë për të dyshuarin kryesor, një shtetas austriak 19-vjeçar, një 16-vjeçar nga rrethina Imst, një turk 21-vjeçar dhe një shqiptar 18-vjeçar nga Kosova.

Viktima, një vendas 17-vjeçar është përkujdesur nga mjeku kujdestar, mirëpo nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here