Reforma Zgjedhore/ A është gati të ulet sërish në një tryezë me Ramën? Si përgjigjet Basha

0
173

Pasi kryeministri Edi Rama i kujtoi kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 18 majit, ky i fundit i ka treguar kryeministrit projektin e tij. Basha tha se do të konsultohet me qytetarët dhe aleatët për të nxjerrë produktin final.

 

 

Ndërsa i pyetur mëse është gati të ulet sërish me kryeministrin Rama në një tryezë dialogu, kësaj here për reformën zgjedhore, Basha e la sërish topin në fushën e kryeministrit. “Varet çfarë qendrimi do mbajë ndaj procesit deformues të 25 qershorit”,- tha ai.

Pyetje: z.Basha, për Reformën Zgjedhore, kryeministri ju kujtoi sërish marrëveshjen e 18 majit dhe tha që nuk pranon kushte nga ana e opozitës.
Basha: Ne do të kemi projektin tonë, ne do të kemi propozimet tona që do të vijnë pas një procesi konsultimi me aleatët tanë politikë dhe me faktorët e tjerë shoqërorë. Me një konsultim me qytetarët që t’i japim Shqipërisë një sistem zgjedhor, i cili vë në qendër qytetarin, jo bandat, jo kriminelët dhe jo oligarkët.

Pyetje: A do të pranoni të uleni në një tryezë me Edi Ramën për Reformën Zgjedhore?
Basha: Unë jam ulur e me siguri do të ulem edhe me pasardhësin e Edi Ramës. Nuk është ky problemi. Problemi është, a do të zgjidhim diçka dhe kjo varet tërësisht nga qendrimi që Edi Rama do të mbajë ndaj procesit deformues të 25 qershorit. Nese zgjedh, si ka zgjedhur deri më sot, të mbyllë sytë para faktit që ka një mazhorancë fiktive e cila nuk ka dalë nga vullneti i shqiptarëve, nga vota e ndershme e shqiptarëve, atëherë kursi tjetër është kursi i përballjes, dhe për këtë Partia Demokratike dhe aleatët, janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here