Senatori republikan: Veprimet e Iranit, akt i shpalljes së luftës…

0
112

Senatori Lindsey Grama, republikan nga Karolina Jugore, ka reaguar pas sulmeve të Iranit në dy bazat ajrore amerikane në Irak, raporton Fox News

“Ky është një akt lute, në kuptimin të plotë të fjalës”, ka thënë Graham.

“Presidenti ka tërë autoritetin që i duhet nën nenin 2 të kushtetutës dhe e di si duhet kundërpërgjigjur, pra ai ka autoritetin për t’ju kundërpërgjigjur”.

Graham e ka përfunduar deklaratën e tij duke thënë se ka biseduar në telefon me Presidentin Trump.

“Le ta them këtu sonte, nëse po shikoni ju televizion në Iran, sapo bisedova në telefon me Presidentin: fati i juaj është në duart e juaja edhe në termat e qëndrueshmërisë ekonomike. E vazhdoni këtë gjë por një ditë do të zgjoheni me bombardime të bazave të juaja të naftës”, tha Graham.

Më herët, Graham kishte thënë se Trump duhet përgjigjur se ai mund të gadasë rafineri nafte dhe baza ushtarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here