Kapet anija shqiptare në Libi, asnjë informacion për 5 marinarët shqiptarë në bord

0
271

Një anije tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash. Lajmi u publikua këtë të shtunë në buletinin e Rojes Bregdetare vendase.

 

 

Mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën.  Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Sipas njoftimit, anija shqiptare e drejtuar nga kapiteni malazez Marko Markoviç u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë edhe rërën.  Në përbërje të ekuipazhit prej 8 antarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë. Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bënë të ditur se kjo anije ishte nisur bosh më 5 shtator nga porti detar i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi ku dhe u kap, ndërsa fati i marinarëve mbetet ende i paqartë në një vend ku konfliktet e brendshme janë të ashpra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here