Por kur vjen puna tek varësitë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kapërcimi i varësisë nga droga, abuzimi me alkoolin apo duhan-pirja është më i vështirë për gratë.
Deri së fundmi, efektet negative të duhan-pirjes janë studiuar kryesisht tek burrat. Por, revista “The Lancet” ka publikuar së fundmi një studim ku thuhet se duhan-pirja shkurton jetëgjatësinë e grave me një mesatare prej dhjetë vitesh.
Ky rezultat kishte ardhur nga studimi i kryer me 1.2 milionë gra të moshave 50-69-vjeçe në Britaninë e Madhe, të cilat u ndoqën nga afër për rreth 12 vite.
Në fillim të studimit dhe tre vite më vonë ata u pyetën për stilin e tyre të jetesës dhe zakonet. Gjatë 12 viteve të studimit një total prej 60 000 grash vdiqën. Në fillim të studimit 20 për qind e grave ishin duhanpirëse, 28 për qind e kishin lënë duhanin, ndërsa 52 për qind nuk kishin pirë kurrë duhan.
Rreziku për të vdekur i atyre që vazhduan të pinin duhan për tre vite ishte i tri herë më i madh se i grave që nuk kishin konsumuar kurrë duhan.
Dhe sa më shumë cigare që pinin, aq më i madh ishte rreziku.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se sëmundjet që kanë lidhje me duhan-pirjen, përfshirë sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe ataku, ishin përgjegjës për 66 për qind të vdekjeve të grave mes moshës 60-80-vjeçare. Ky është ndër studimet e para të këtij lloji, i cili tregon se efektet e duhan-pirjes tek gratë nuk janë më të buta se tek burrat. Duhan-pirja në mesin e grave para vitit 1940 ishte tepër-tepër e rrallë, prandaj ekzistojnë studime të vjetra në këtë fushë.