Minat erdhën nga Elbasani dhe u përgatitën në Vlorë, i riu: Do merrja 350 euro për transportin

0
144

Policia e Tiranës është duke vijuar ende hetimet për personat e përfshirë në përgatitjen e 3 minave me telekomandë të lidhura me celularë, të sekuestruara dy ditë më parë, si edhe për blerësit e tyre. Për këtë, blutë vunë në pranga shtetasit Eraldo Kataroshi, 19 vjeç dhe Jurgen Muho, 24 vjeç.

 

 

Ndonëse gjatë fazës së parë të pyetjes së tyre, dy të rinjtë nuk kanë pranuar të japin detaje për aktivitetin e tyre, 24-vjeçari ditën e djeshme ka mohuar të jetë i përfshirë me këtë veprimtari. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se Muho ka pohuar se shoku i tij, Eraldo i kishte kërkuar që të transportonte çantën dhe se për këtë gjë do të paguhej 350 euro.

“Eraldo është shoku im. Ai më kërkoi që të bëja transportin e çantës dhe më kërkoi që të mos e hapja. Unë nuk e dija se çfarë kishte brenda saj dhe se kujt do t’i dorëzohej ajo. Eraldo më tha se për transportin e çantës do të më paguante një shumë prej 350 eurosh”, ka rrëfyer 24-vjeçari Jurgen Muho para oficerëve të policisë, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me minat apo edhe me personat që do t’i merrte ato.

Ndërkaq, nga ana tjetër, i arrestuari Eraldo Kataroshi nuk ka pranuar të flasë për policinë, duke mos treguar kështu as emrat e personave që kanë përgatitur minat apo edhe të blerësve të tyre. 19-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Hetimet
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 3 minat ishin marrë në qytetin e Elbasanit nga Jurgen Muho me porosi të Eraldo Kataroshit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here