Raundi i dytë për në Universitet Studentët që kanë të drejtë të regjistrohen dhe ata që përjashtohen. Fatura që duhet paguar

0
581

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon procedurën që duhet ndjekur në universitete për regjistrimin në raundin e dytë.  Konkretisht aplikimi në raundin e dytë kryhet vetëm për ato programe studimi, të cilat pas përfundimit të regjistrimeve të raundit të parë kanë kuota të paplotësuara.

 

 

Studentët që kanë të drejtë për të aplikuar

 

Të drejtën për të aplikuar me këtë formular, në raundin e dytë e kanë maturantët/kandidatët janë: Të gjithë maturantët /kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z në sesionin e dytë, që nuk kishin detyrime për provimet e maturës shtetërore ose rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e dytë, të vjeshtës. Të gjithë maturantët /kandidatët të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë, të muajit qershor të cilët: Nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshm.Kanë aplikuar në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej preferencave të përzgjedhura Kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues në njërën nga preferencat e përzgjedhura por nuk janë regjistruar në asnjërin prej programeve të studimit ku janë shpallur fitues. Si dhe ata që janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të para “Theksojmë se maturantët/kandidatët e kategorive të mësipërme, të cituar në pikat b, c dhe d, të cilët kanë aplikuar në raundin e parë, duhet te riaplikojnë edhe njëherë tjetër në raundin e dytë meqenëse ky është një formular i ri aplikimi” thuhet në njoftim.

 

Kandidatët që nuk kanë të drejtë

Maturantët/Kandidatët e Raundit të Parë të cilët rezultojnë të regjistruar pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimeve, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në Raundin e Dytë të Aplikimeve. Pra aplikimi i tyre në Raundin e dytë nuk është i vlefshëm. Vëmë në dukje se maturantët/kandidatët, të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë me Formularin e Aplikimit në IAL dhe për rrjedhojë është hera e parë që përzgjedhin programet e tyre të studimit preferencialë, duhet fillimit të ndjekin procedurat e mëposhtme: Të shkarkojnë nga faqja zyrtare të AKP me adresë: www.akp.gov.al Faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL dhe më pas ta printojnë. Të paraqiten në zyrat e çdonjërit prej filialeve të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës prej 2000 lekësh për formularin e aplikimit në IAL, Matura Shtetërore 2017. Të dorëzojë mandat pagesën e kryer të tarifës në drejtorinë e shkollës ku ka kryer aplikimin me formularin A1/A1Z, që shkolla t’i hedhë në Portalin e Maturës online mesataren sipas VKM-së. Një kujdes i veçantë duhet që maturantët/kandidatë , që kanë aplikuar në raundin e parë nuk duhet të kryejnë një pagesë tjetër tarife”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here