Makina përplas motorrin, ndërron jetë 27 vjeçari shqiptar në Itali

0
179
foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Torino, Itali, ku një makinë ka përplasur për vdekje një të ri shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 minuta të paradites në rrugën ‘Botticelli’ të qytetit, kur një makinë ‘Mini Coper’ ka përplasur një motor Suzuki, ku ishte duke udhëtuar një 27-vjeçar shqiptar

Shqiptari kishte përfunduar duke u përplasur në asfalt. Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë dhe është dërguar në spital, por sipas mjekëve fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

Sipas tyre, i riu kishte një politrauma të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me dinamikën e aksidentit të rëndë, ndërsa është ndaluar shoferi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here