Zvicra dërgon letër/ Ja përse akuzohet tjetër Elvis Roshi

0
154

Prokuroria urdhëroi një ditë më parë arrestimin e Elvis Rroshit, kryebashkiakut të Kavajës, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe në formularin e dekriminalizimit nuk ka treguar shumë prej veprave penale për të cilat dyshohet se ka kryer gjatë viteve 1990-2010 në Europë.

Akuza thotë se në çështjen e kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës, Elvis Rroshi ka si prova kundër tij përveç formularit të vetëdeklarimit edhe dy shkresa të përcjella përmes Interpol Tiranës në të cilat autoritetet e huaja përcjellin informacion për të.

Në përgjigje të 8 qershorit Zvicra njofton Shqipërinë se ky shtetas njihet me emrat: Ervin Rroshi, Elvis Rroshi, Baskim Hallulli, Enver Rroshi, Enver Proshi.

Zvicra shton se në prill 1993 Roshi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në datën 14 maj ai është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast të dyshuar droge.

Prokuroria thotë se sipas homologeve duke qenë se ky rast ka 20 vjet dhe nuk është bërë e mundur të sigurohen më tepër detaje.

Zvicra shton se më datën 14 shtator 1993, Elvis Rroshi është dëbuar për në Shqipëri ndërkohë që në korrik 1997 ai ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme duke kërkuar sërish azil. Një muaj më pas me urdhër të Gjykatës se Zyrihut ai është dëbuar.

Në vitin 2015 DEA amerikane ka informuar autoritetet zvicerane se ata po hetonin një qytetar me emrin Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash dhe për këtë gjë Zvicra po kryejnë hetime të mëtejshme.

Gjithashtu sipas Prokurorisë Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian duke pasqyruar të dhëna të rreme.

Prokuroria shton se autoritetet gjermane të drejtësisë në përgjigjen e tyre kanë theksuar faktin se sipas ligjit nuk lejohet transmetimi i të dhënave personale pa u informuar më parë mbi faktet ekzakte të këtij hetimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here