Me video/ Britma, ankesa dhe dhunë mes Leka Zogut dhe Elja Zaharias

0
61

Një filmim i bërë nga vetë Leka Zogu është publikuar në mediat online, ku ai duket qe ka filmuar me smartphone e tij momentin kur Elja Zaharia e ndjek nga pas duke i bërtitur “Ti ke dhunuar babin tim, që të ka mbajtur me bukë”, “Ti të prekësh me dorë prindin tim?” “70 vjeç babi im, i ke gjuajtur babit tim?”.

“S’kam prekur asgjë. Fare!” dëgjohet të thotë Leka Zogu ndërsa largohet dhe tenton të mbrohet nga ish-bashkëshortja e tij e cila është duke qarë për dhunën ndaj të atit.

Në një moment Leka Zogu dëgjohet që rënkon, ndërsa  një person tjetër tenton të hyjë mes çiftit.

“Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj mua viktimën. Falsifikator. Ti ke falsifikuar diplomën. Ti nuk ke shkollë. Je me katër klasë shkollë”  dëgjohet të thotë Elja Zaharia në videon më poshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here