U kap me 1,050 paund drogë, identifikohet “bosi” shqiptar në Angli

0
205

Identifikohet trafikanti i drogës në Britani, i cili është dënuar me 2 vjet burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap me kokainë në makinën e tij.

Shtetasi, Jetmir Kapica, 27-vjeç u ndalua në Shelton, ndërkohë që shpërndante drogë nëpër qytetet.
Prokurori Paul Spratt tha se Kapica u ndalua mbrëmjen e 22 Korrikut, ndërkohë që lëvizte me një Audi në Barry Road, në Shelton.

“Ai i tregoi oficerëve një datëlindje të rreme dhe një emër që ishte pjesërisht korrekt. Oficerët bënë kontroll në automjetin e tij dhe gjetën disa qese të vogla që mbanin pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë. Ato ishin ndarë në 17 qese të vogla, plus një të madhe”.

Vlera totale e drogës ishte 1,050 paund, ndërsa policia i gjeti të riut shqiptar edhe 576 paund ‘kesh’, si dhe një telefon celular.
Në telefon ai kishte numra të kutive postare dhe shumë telefonata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here