Kosovë/ Do të gjykohen edhe vrasjet politike të pasluftës nga “Specialja”

0
191

kosovePërcaktimi kohor juridik, që i është dhënë “Gjykatës Speciale” për hetimin e rasteve në periudhën që përfshijnë vitet ’99-2000, nuk paraqet pengesë, që gjykata të trajtojë edhe vrasjet e cilësuara si politike, të ndodhura pas luftës.
Kjo për arsye se, krimet e kryera me pretendime politike mund të jenë planifikuar gjatë periudhës së luftës, por për arsye të ndryshme, akti i vrasjes është kryer pas vitit 2000. Kështu të paktën besojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila në këtë rrafsh konsiderohet se ka pasur humbjet më të mëdha.

“Afati kohor është përcaktuar për shkak të ndjekjes dhe të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur. Një grup që ka qenë i organizuar dhe që ka planifikuar me metodat e veta; qoftë të dhunës, vrasjeve apo eliminimit, torturimit dhe pasurimit; ajo periudhë kohore shihet si periudhë e planifikimit dhe ekzekutimit të shumë veprave. Por kjo nuk do të thotë se, nëse diçka është planifikuar dhe është kryer më vonë, ajo është pjesë e atij hetimi, sepse në kuadër të asaj që tashmë dihet, hartimi i listave për vrasjet politike ka ndodhur në një periudhë të caktuar, por njerëzit kanë mundur të vriten dhe janë vrarë edhe pas vitit 2000”, tha Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Periudha e pasluftës konsiderohet si më e ngarkuara për LDK-në, përsa i përket vrasjeve me motive politike, edhe pse deputeti Zemaj kujton se, tendenca për eliminimin e figurave të LDK-së ka nisur që në luftë. Për këtë, ai, një pjesë të fajit ia atribuon SHIK-ut, shërbimit sekret që ka funksionuar gjatë dhe pas luftës, deri në vitin 2008.

“Është pak komplekse, sepse është periudha e luftës: në fillim të saj kanë ndodhur disa vrasje, ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Enver Maloku apo edhe atentate, një tendencë e hapur që njerëzit të eliminohen edhe gjatë kësaj periudhe. Është edhe periudha e pasluftës, gjatë së cilës këto vrasje i atribuohen SHIK-ut si organizatë kriminale dhe që, në kuadër të saj, mund të jetë një ndërlidhje me ato raste që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës”, tha Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se, aktualisht EULEX-i është duke trajtuar rastin e xhaxhait të tij, Tahir Zemajt, i vrarë në vitin 2003, por që në luftë ishte komandnat i FARK-ut, formacion i integruar në institucionet që udhëhiqte Presidenti Rugova. Edhe hetimet për vrasjen e këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa, janë aktivizuar.

“Në një periudhë kohore, me urdhër të UNMIK-ut, të PSSP-së, këto dy raste kanë qenë të mbyllura për shkak të kompetencave ekzekutive, ndërsa pas ardhjes së EULEX-it, me këmbënguljen tonë dhe më së shumti të familjarëve, kemi kërkuar që të trajtohen dhe të nxirren dosjet nga sirtarët e UNMIK-ut, të cilat kemi arritur t’i bëjmë pjesë të Prokurorisë hetimore të EULEX-it, e cila ka vazhduar të hetojë në këto dy lëndë. Rasti tjetër i është dhënë vendasve, ndërsa rasti i kolonelit Tahir Zemaj është në duar të EULEX-it. Po shpresojmë dhe besojmë se do të jenë pjesë e Gjykatës Speciale”, tha Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Janë dhjetëra raste e vrasje të tjera të figurave të LDK-së, të cilat presin të zbardhen nga “Gjykata Speciale”, pasi drejtësia në Kosovë nuk ka punuar në atë drejtim. Në njoftimin e para pak ditëve, qeveria e Holandës tha se “Gjykata Speciale” do të gjykojë krimet e rënda që supozohet të jenë kryer në vitet ’99-2000 nga pjesëtarët e UÇK-së, kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë.
Përcaktimi kohor juridik, që i është dhënë “Gjykatës Speciale” për hetimin e rasteve në periudhën që përfshijnë vitet ’99-2000, nuk paraqet pengesë, që gjykata të trajtojë edhe vrasjet e cilësuara si politike, të ndodhura pas luftës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency