Trafik në Sarandë, Benzi del nga rruga dhe përplas dy makina të tjera

0
146

Një 25-vjeçar nga Saranda, duke drejtuar një Benz në mes të natës në qytet, ka dalë nga rruga aksidentalisht dhe është përplasur me dy makina të tjera të parkuara. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima.

Njoftimi erdhi me telefon në Sallën Operative Sarandëpër ngjarjen që ndodhi në lagjen ”Nr. 1”, Sarandë në orën 12.00.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar automjetin tip ”Mercedes Benz”, me targë AA 031 GZ, me drejtues mjeti shtetasin A.H., 25 vjeç, i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka dëmtuar dy mjete të tjera ”Mercedes Benz” si edhe mjetin tip ”Fiat” të cilat kanë qenë të parkuara.

Nga përplasja e automjeteve nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here