Vendimi i Ramës: Ja tre gratë që do merren me emërimet në administratë

0
159

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tre gra socialiste të cilat do jenë në krye të grupit të punës që do merret me emërimet në administratë.

Ky grup i ngritur dy vite më parë, pas ankesave të socialistëve për punësime të pakta në administratë, do vijojë punën gjatë mandatit të dytë të qeverisë.

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht tre drejtueset socialiste të zgjedhura nga Edi Rama për performancën, kapacitetet si dhe emërimet në administratë.

Deputetet Evis Kushi, Blerina Gjylameti dhe Vilma Bello, e dyta e listës së PS në Vlorë, do kenë në dorë “fatet” e emërimeve në administratë apo “tepsi” siç vetë kryeministri Rama e quajti gjatë fushatës, bën me dije Newsbomb.al.

Gjylameti, Kusi dhe Bello do koordinohen me kryetarët e Partisë Socialiste nëpër rrethe e më pas me ministrat përkatës.

Ky grup pune ka kompetenca të kërkojë lëvizje, emërime, shkarkime dhe zëvendësime të punonjësve të administratës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here