Foto/ Policia e Shtetit jep detaje për jahtin me drogë: U kapën 4 ton

0
238

Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane.

Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.

Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaëare)

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.

F.M, E.V, dhe E.M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake  tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here