Vrasja e Klodianit/ Protestuesit sulmohen me gaz lotsjellës, thyhen xhamat tek Muzeu

0
119

Ka nisiur protesta e dytë në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policit për të ndalur, veprim që e pagoi me jetën e tij.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për t’iu paraprirë çdo situatë të mundshme.

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Brendshme po qëllojnë me gurë efektivët e policisë dhe kanë shkulur pemët dekorative.

Ora 18:24- Qetësohet situata tek ministria e Brendshme pas konfrontimit të parë. Duket se ka një tërheqje të protestuesve. Një pjesë e protestuesve është larguar nga Ministria e Brendshme dhe i është drejtuar Rrugës së Durrësit.

Gaz lotsjellës, të shara e përplasje, ja çfarë po ndodh në protestë

Ora 18: 15- Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende të forta mbi efektivët, ndërkaq policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here