Vasili tjetër sulm për Ramën: Vegjetoi për 4 vite, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave

0
135

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për Akademinë e Shkencave, ku tha se “parazitoi për 4 vite, dhe tani u kujtua për Akademinë e Shkencave”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama nuk i lexoi sugjerimet e komisionit të ngritur në vitin 2013 për reformimin e Akademisë.

Postimi i plotë

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S’pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here