Lëvizja “Kokëdhima”: Kush kërkon të bëhet deputet me PS, s’duhet të varet nga kryetari

0
174

 

Koço Kokëdhima vazhdon në Lëvizjen e tij Politike për të Reformuar PS-në. Ja se çfarë ka shkruar ish-deputeti socialist

Duhet të ftojmë popullin në skenë

Duhet të ftojmë popullin në skenë-deklarova gjatë intervistës në Tv “Apollon”. Deklarova se duhet ta hapin partinë dhe jo kandidatët për deputetë t’i caktojë kryetari i partisë. Në qoftë se ti dëshiron që të bëhesh deputet me Partinë Socialiste, nuk duhet të varet nga kryetari. Ti duhet të kesh të drejtën që, po plotësove kushtet e ligjit, do të shkosh të konkurrosh. Po fitove votat, duhet të bëhesh deputet e të jesh koleg me kryetarin që të përfaqësosh dhe mbrosh popullin tënd, të mbështetësh kryetarin që të bëjë politika në favor të popullit. Dhe jo që të bëjë politika që t’ia fusë popullit. Këtë punë ne mund ta bëjmë, në qoftë se ndryshojmë plotësisht këtë sistem që kemi sot. Nuk janë shpikje që duhet t’i bëjë Shqipëria. Janë sisteme të maturuara plotësisht në botë. Që të reformojmë partitë politike nuk na duhet marrëveshja me kryetarët. Nuk bëhet me kryetarët. Nuk i reformojnë kryetarët partitë politike”-përfundon Kokëdhima dhe me pas ka postuar një lajmërim me socialistët e Tiranës diten e enjte. Kokëdhima njofton se “ftoj të gjithëve në bashkëbisedimin e rradhës, për socialistët e Tiranës, ditën e enjte, më 19 Janar, ora 17:00, në sallën kulturore pranë Kishës Ortodokse”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here